Deputetja Mila pranë fermerëve të Paprit: Ministri Salla do të rikthehet me përgjigje

Deputetja Mila pranë fermerëve të Paprit: Ministri Salla do të rikthehet me përgjigje

Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka bërë të ditur zhvillimin e një takimi me fermerët e Paprit në kuadër të ”Pranisë Besnike”, pas problematikave dhe shqetësimeve të ngritura prej tyre për çështjet e bujqësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mila shkruan se për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të fermerëve, pranë tyre ishte edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, i shoqëruar nga stafi i tij. Sipas deputetes, takimi u zhvillua drejtpërdrejt me fermerët, me qëllim dëgjimin e problematikave të tyre dhe ndjekjen e çështjeve të ngritura. “Pas problematikave dhe pyetjeve të tyre të shpeshta në lidhje me çështjet e bujqësisë, sot ministri qëndroi pranë tyre, sy më sy për të dhënë përgjigje e për të ndjekur të gjitha problematikat së bashku me stafin e tij”,...