Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka rikthyer në vëmendje incidentin e ndodhur disa ditë më parë, kur sipas saj u përndoq nga një grup protestuesish teksa po shkonte drejt Kuvendit. Duke folur për ndikimin e rrjeteve sociale dhe mënyrën se si përhapen përmbajtjet në internet, Luarasi tha se videoja e incidentit është parë nga miliona persona dhe ka gjeneruar një numër të madh reagimesh. Sipas deputetes socialiste, monitorimi i reagimeve pas publikimit të videos ka evidentuar 708 artikuj në 64 media online dhe 134 llogari të emërtuara, ndërsa shtrirja e përgjithshme e përmbajtjes ka arritur në 14.9 milionë. “Shikimet 4.8 milionë. 80 për qind e të gjithë kësaj ndodhi brenda 48 orëve”, deklaroi Luarasi. Ajo u ndal veçanërisht te komentet që i cilësoi si...
Burimi:
kohajone.com