Deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK, dyshohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit (VIDEO)

Deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK, dyshohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit (VIDEO)

sara mile TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Mile ka mbërritur e vetme dhe nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me paraqitjen e saj në SPAK. Megjithatë, raportohet se Mila është thirrur në Prokurori në cilësinë e deklarueses, në kuadër të një hetimi që po drejtohet nga prokurori Bledar Maksuti për dyshime mbi korrupsionin zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas burimeve, deputetja dyshohet se ka ndikuar për dhënien e ndihmave ekonomike në këmbim të votave.  Sara Mile u zgjodh deputete për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet listave të hapura në qarkun e Elbasanit, ku rezultoi...