Deputetja e PS, Bylykbashi: Do miratohet ligji, magjistratët të ishin pak më të duruar

Deputetja e PS, Bylykbashi: Do miratohet ligji, magjistratët të ishin pak më të duruar

Deputetja e PS-së, Aulona Bylykbashi, ka deklaruar se nuk ka një përplasje apo “luftë politike” mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor, lidhur me mos ekzekutimin e pagave të magjistratëve për këtë muaj. Bylykbashi tha se vonesa në pagesa lidhet me kohën e nevojshme për hartimin e nismës ligjore që synon të reflektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për të magjistratët mund të kishin pritur deri në miratimin e ndryshimeve ligjore, duke qenë se nisma pritet të kalojë në seancë plenare më 17 shkurt. “Gjithë magjistratët mund të kishin qenë pak më të duruar, duke qenë se të gjithë e kanë informacionin që iniciativa ligjore për reflektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është depozituar më 30/07 dhe do të shqyrtohet shumë shpejt”, u shpreh deputetja për ”A2cnn”. Bylykbashi...