Deputetja Çaushi tregon versionin e saj të lidhjes së dajës me Meritën: Dënoj çdo formë dhune
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Suk 2, duke sqaruar publikisht informacionet që ajo ka pasur për marrëdhënien mes dajës të saj, Bledar Bakaj dhe Merita Gremaj. Çaushi thotë se i ka takuar rastësisht të dy në fillim të muajit qershor dhe se në atë moment ata ishin prezantuar si bashkëjetues. Ajo thekson se nuk ka pasur kontakte të tjera me ta dhe se për ngjarjen është informuar përmes mediave, njësoj si pjesa tjetër e opinionit publik. Deputetja dënon çdo formë dhune dhe kërkon që rasti të trajtohet me seriozitet edhe nga këndvështrimi psikologjik, ndërsa thekson se organet ligjzbatuese duhet të kryejnë detyrën e tyre. Postimi i plotë Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur...
Burimi:
kohajone.com