Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS, Erion Malaj shprehet se Partia Socialiste nuk përkrah dhe nuk mbron askënd që përballet me drejtësinë. Ai mori si shembull edhe rastin e drejtoreshës së shkarkuar të SHISH, Vlora Hysenit, për të cilën tha se kryeministri Rama e shkarkoi menjëherë nga detyra, pas masave të sigurisë të vendosura me kërkesë të SPAK ndaj saj. Malaj nxori në pah edhe qëndrimet e kundërta të opozitës, kur tha se deri dje PD e sulmonte SPAK, ndërsa sot që po goditen zyrtarë të lartë të PS, sipas tij, PD i kërkon llogari që të veprojë më shpejt. “Opozita më parë e quante me emër tjetër këtë institucionin që sot e trumbeton që të veprojë. E quante SKAP. Sot ja ka gjetur emrin e saktë, sepse...