Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës para Kuvendit. Balliu është afruar pranë efektivëve dhe u ka kërkuar të hapin rrugën për protestuesit, duke argumentuar se policia po vepron jashtë perimetrit të përcaktuar. “Perimetrin që keni bërë publik për të bllokuar, bllokojeni. Ky është presion politik ndaj deputetëve. Këtu jeni pranë selisë së PD-së. Lejoni njerëzit që të bashkohen në protestë dhe protestuesve duhet t’u siguroni sigurinë. Sipas ligjit, këtu e kemi vendin, do protestojmë”, u shpreh Balliu. Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura...
Burimi:
gijotina.com