Deputeti i Vetëvendosjes tallet me Ramën: Po mendon se është kryeministër në Rusi

Deputeti i Vetëvendosjes tallet me Ramën: Po mendon se është kryeministër në Rusi

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka kritikuar me gjuhë të ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ky i fundit po “mendon se është kryeministër në Rusi”. Kraki, këto komente i ka bërë lidhur me zhvillimet në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta të dhunshme, dhe pas vendimeve që kryeministri shqiptar i ka njoftuar ditën e sotme. ‘’Dmth në Shqipëri vet kryeministri merr vendime që kufizojnë liritë bazike të qytetarit. Në vende të BE për të cilat ky flet, vetëm gjykatat kanë marrin vendime të tilla. Ku po mendon se është kryeministër në Rusi’’, ka shkruar ai.