Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ironizoi socialistët në Parlament në lidhje me draftin e PS-së për Reformën Territoriale duke përmendur “Teorinë e Idiotit” të filozofit gjerman, Dietrich Bonhoeffer. Në fjalën e tij, ai theksoi se kryeministri i ka futur të vetët në këtë teori politike dhe filozofike, duke i konsideruar si idiotë. Ai theksoi se kjo teori po vërtetohet sot në parlament, ndërsa apeloi që reforma të mos votohet. Më pas, ai u ndal edhe tek deklarata e ish efektivit të policisë Uljan Shpataraku për Ergys Agasin, të cilin pretendoi se nuk e njihte, duke thënë se fjalët e tij meritojnë një çmim që mund të kalojë edhe Nobelin. “Dhuna e policisë ndaj njerëzve është e papranueshme. Janë disa policë të veshur me të...
Burimi:
gijotina.com