Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës

Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës

Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës. Avokati Arben Llangozi ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim me pretendime të rënda për një ngjarje që, sipas tij, ka ndodhur gjatë natës në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë.     Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë ose të përgënjeshtrojë nëse ngjarja e përshkruar nga Llangozi ka ndodhur. Për këtë arsye, pretendimet e mëposhtme mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.   Sipas denoncimit të bërë publik nga avokati, disa persona të arrestuar dyshohet se kanë dalë nga ambientet e izolimit dhe kanë marrë nën kontroll një punonjës policie, të cilin pretendohet se e kanë futur në ambientet ku mbaheshin të...