Denoncimi nga protesta: Policët ndaluan aktivistin se filmoi motorin e tyre me targa false, janë efektivë të krimit
Në protestën e 114-të kundër qeverisë, protestuesi Edison Lika ngriti një pretendim në lidhje me ndalimin e një aktivisti nga forcat “Shqiponja”. Sipas Likës, aktivisti Mirjan Aliaj është ndaluar mbrëmjen e kaluar teksa po kthehej në banesë, pasi kishte filmuar një motor të përdorur nga efektivë të policisë, për të cilin ai pretendon se kishte targa false. “Mbrëmë, një nga aktivistët e protestës, Mirjan Aliaj, teksa po shkonte për në shtëpi, është ndaluar nga Shqiponjat, sepse kishte filmuar motorin e tyre me targa false. Kjo është polici e krimit. Pse Policia e Shtetit duhet të ketë makina e motorë me targa false? Pse budallenj jemi ne, që paguajmë taksa dhe dalim të rregullt në rrugë? Ndërsa ju ndaloni kështu njerëzit në rrugë. Këto janë Policia...
Burimi:
kohajone.com