Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar ndaj vendimit dënues për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Në llogarinë zyrtare në X, ministria e Kroacisë theksoi se nuk do që ta paragjykojë epilogun e vendimit që është marrë në shkallë të parë. “Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë apo faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda nga regjimi i Millosheviçit”, thuhet në reagim. Ministria kroate shtoi se përgjegjësia individuale e një personi “nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e atyre krimeve apo për vënien në dyshim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.