Dënimi i liderëve të UÇK-së në Hagë, Tabaku: Dy parlamentet shqiptare të bashkëpunojnë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar si një ditë të trishtueshme për shqiptarët vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me një total prej 81 vitesh burgim. E ftuar në emisionin “Top Story”, Tabaku foli për vendimin, rolin e Shqipërisë dhe Kosovës pas këtij zhvillimi, si dhe për nevojën, sipas saj, për një qasje të përbashkët institucionale ndaj çështjes. “E shohim si një ditë të trishte për kombin, sepse ata tre komandantë shkuan në luftë duke mos e ditur nëse do të kthehen gjallë. Edhe gjykatën e ndërtuan duke mos e ditur këtë dënim. Edhe vetë krijimi i gjykatës, është një akt burri shteti. Nga ana tjetër duhet parë roli i Shqipërisë, nëse...
Burimi:
kohajone.com