Dënimi i Krasniqit, avokati: U dënuan për shkak të posteve politike, kjo është e papranueshme
Mentor Beqiri, avokati i Jakup Krasniqit, në një intervistë ekskluzive për Klan News, e ka cilësuar vendimin e 16 shtatorit si të papritur dhe tronditës, duke pretenduar se ai nuk pasqyron provat e administruara gjatë procesit gjyqësor. Beqiri tha se, sipas parashtrimeve të mbrojtjes, vendimi nuk përputhet me provat materiale të përfshira në dosjen e çështjes, dëshmitë e dhëna në sallën e gjyqit dhe, sipas tij, me atë që realisht ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999. Avokati pretendoi gjithashtu se trupi gjykues ka konstatuar se Krasniqi nuk ka qenë i përfshirë në veprime që mund ta inkriminonin atë. Sipas Beqirit, dënimi ndaj Krasniqit lidhet me postin politik që ai ka mbajtur, duke e cilësuar një gjë të tillë si të papranueshme. Ai theksoi se mbrojtja ka pasur qasje...
Burimi:
javanews.al