Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specilizuara të Hagës për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji tha se vendimi prek kujtesën, sakrificat dhe betejën për lirinë e Kosovës. Ai theksoi se asnjë vendim gjykate nuk mund të ndryshojë historinë apo të zhbëjë sakrificat e bëra gjatë luftës. “Mund të shkruhen faqe të tëra në dosje dhe të shpallen vendime. Por asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë, të zhbëjë sakrificën apo të zbehë të drejtën e Kosovës për liri”, thuhet ne reagimin e Salianjit. Reagimi i Salianjit: Vendimi i sotëm nuk sjell vetëm dhimbje, por prek kujtesën, betejën për liri, sakrificat dhe...