Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kroacia: Kosova ishte viktimë e krimeve të Millosheviçit

Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kroacia: Kosova ishte viktimë e krimeve të Millosheviçit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte. Përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social X, Ministria e Jashtme kroate thekson se nuk synon të paragjykojë përfundimin e procesit gjyqësor, por nënvizon rëndësinë e kontekstit historik të luftës në Kosovë. “Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë apo faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet në reagim. “Përgjegjësia individuale e një personi nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e atyre krimeve apo për vënien në dyshim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej në...