Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me publikimin e disa artikujve në media, të cilët sipas tyre kishin në fokus gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Ramiz Lala. Përmes një deklarate zyrtare, ata i kanë cilësuar shkrimet e publikuara në media si sulm të papranueshëm ndaj gjyqtarit. Kjo duke pretenduar se në to janë përdorur gjuhë denigruese, fyese dhe akuza të rënda ndaj integritetit të tij. Shoqata thekson se liria e shprehjes dhe e medias nuk mund të shndërrohen në instrumente të denigrimit dhe sulmit personal ndaj gjyqtarëve, në mjete për t’i akuzuar ata për veprimtari kriminale, pa asnjë vendimmarrje të organeve kompetente. Shoqata e konsideron shqetësues faktin se ky sulm personal publik është kryer menjëherë pasi gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë vendimin...