Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Fitorja e Borussia Dortmund në raundin e parë në Ligën e Kampioneve kundër Villarrealit u la në hije për shkak të shqetësimeve të klubit gjerman në lidhje me gjendjen e Karetsas. Talenti i futbollit grek që verën e kaluar u kërkua edhe nga Milani, por që në fund zgjodhi verdhezinjtë, u desh të braktiste fushën e lojës në ndeshjen me spanjollët në minutën e 24. Në fillim dukej sikur futbollisti kishte një problem muskular me Karetsas që ishte në tokë duke kërkuar zëvendësim. Por se çfarë ndodhi në të vërtetë e zbuloi vetë klubi gjerman përmes një komunikate. ‘Konstantinos Karetsas u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut. Duke parë rrethanat, Kosta është mirë dhe është dërguar në...