Demokratët marrin mazhorancën në Kongres e Senat, Topallaj: Lufta në Iran godet administratën
I ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri TV, diplomati Spartak Topollaj ka analizuar zhvillimet politike në SHBA pas zgjedhjeve të fundit, duke u ndalur te ndikimi i luftës në Iran në rezultatin elektoral. Ai tha se konflikti ka sjellë kosto të konsiderueshme ushtarake dhe ekonomike për SHBA-në, ndërsa një nga çështjet që pritet të marrë vëmendje është edhe roli i sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në drejtimin e operacioneve ushtarake. Topollaj theksoi se zhvillimet kërkojnë reflektim nga administrata amerikane. Pjesë nga intervista: Për të qenë të saktë, duhet të themi që një parashikim i tillë u bë përpara se të realizoheshin zgjedhjet. U duk që administrata Trump nuk do të mund t’i fitonte. Ndoshta pati iluzione për Senatin, që mund të ishte i shpëtueshëm,...
Burimi:
syri.net