Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e organizatave kundër torturës mbi përdorimin e tepruar të forcës, keqtrajtimin dhe ndalimet arbitrare gjatë protestave. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet pa asnjë ekuivok, por nënvizojnë se shteti nuk mund t’i përgjigjet dhunës me abuzim apo torturë. Demokratët Europianë i kanë kërkuar qeverisë së Edi Ramës të garantojë hetime të pavarura, përgjegjësi për shkeljet dhe përdorim proporcional të forcës nga policia. Reagimi i plotë: “Dje në Shqipëri, organizatat kundër torturës ngritën akuza serioze për përdorim të tepruar të forcës, keqtrajtim dhe ndalime arbitrare gjatë protestave. Dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet me vendosmëri...