Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

Anëtarë, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike nga Lezha, Fieri dhe Shkodra janë nisur të shtunën drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga PD që do të mbahet në orën 12:00, në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe të rinjve drejtuar qeverisë. Sipas korrespondentëve të RTSH-së në terren, thirrjes së Partisë Demokratike i janë përgjigjur strukturat e degëve lokale, të cilat kanë organizuar nisjen e pjesëmarrësve me automjete private. Në Lezhë, anëtarë dhe mbështetës të degës së PD-së janë nisur në mënyrë të organizuar drejt kryeqytetit. Strukturat lokale i bashkohen kështu tubimit në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë protestat me kërkesat e tyre. Nga Fieri, siç raporton korrespondentja e RTSH-së, Laureta Roshi qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë organizuar...