Demo dhe Koçiu në drejtimin e PS-së në Tiranë, Demo: Do të forcojmë organizimin në çdo lagje

Demo dhe Koçiu në drejtimin e PS-së në Tiranë, Demo: Do të forcojmë organizimin në çdo lagje

ervin demo & Albana Koçiu Pas besimit të marrë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të drejtuar së bashku degën e PS-së në Tiranë me Albana Koçiun, Demo ka reaguar përmes një postimi, ku ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e Asamblesë. Në reagimin e tij, Demo ka theksuar se puna e përbashkët do të përqendrohet te forcimi i strukturave të partisë në çdo lagje, njësi administrative dhe fshat të kryeqytetit. Ai ka renditur si prioritete komunikimin me qytetarët, ndjekjen e problematikave të tyre dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Demo ka nënvizuar gjithashtu se përgjegjësia e tyre është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve politike, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të kritikave dhe adresimit të shqetësimeve të komunitetit. Reagimi i Demos:...