Dëmet në ‘urën e Putinit’ mund të bllokojnë furnizimet ruse për Krimenë

Dëmet në ‘urën e Putinit’ mund të bllokojnë furnizimet ruse për Krimenë

Është një kryevepër inxhinierike në vlerë prej 4 miliardë dollarësh, që shtrihet përgjatë 19 kilometrave mbi ujërat e Detit të Zi dhe që forcon kontrollin e Moskës mbi Krimenë, gadishullin ukrainas që Rusia e okupoi në vitin 2014. Tani, më shumë se 200 metra të Urës së Krimesë janë shkatërruar dhe kanë përfunduar në ujë, në një thellësi prej nëntë metrash, duke lënë pas një grumbull rrënojash prej asfalti dhe çeliku që kanë bllokuar kanalin e lundrimit të Ngushticës së Kërçit dhe i kanë dhënë goditje përpjekjeve të Rusisë për ta mbajtur Krimenë nën okupim dhe funksionale. Sulmi me raketa dhe dronë nuk përbën herën e parë që Ukraina ka shënjestruar këtë strukturë gjatë lutës në shkallë të plotë të nisur nga Rusia, e cila...