Del video, dhuna fizike e arbitrit nga Presidenti Xhaferri pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia

Del video, dhuna fizike e arbitrit nga Presidenti Xhaferri pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia

Dalja edhe e videos së incidentit pas përfundimit të sfidës AF Elbasani–Vllaznia e ka bërë edhe më të qartë debatin që nisi menjëherë pas ndeshjes. Ajo që në orët e para mund të trajtohej vetëm përmes deklaratave dhe versioneve të palëve, tashmë ka një tjetër peshë, pasi pamjet filmike i japin publikut mundësinë të shohë vetë atë që ka ndodhur. Dhe nëse një ndeshje futbolli mund të prodhojë tension, polemika, protesta dhe kritika ndaj arbitrimit, ekziston një kufi që nuk mund të relativizohet  dhuna fizike. Siç shihet në pamje, duket që ka shtyerje ose dhunë. Me çështjen, me siguri do merren organet kompetente, të cilat do analizojnë me qetësi.