Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit që parashikon zhbllokimin e pagave të magjistratëve nëpërmjet formulës së re me një rritje prej 8500 lekësh të reja, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Deputeti Ivi Kaso ka kritikuar vendimin e Kreut të Shtetit, duke ngritur pikëpyetje mbi dhënien paraprake të pëlqimit për hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit dhe duke e lidhur këtë veprim me mënyrën se si mazhoranca ka trajtuar çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kaso tha se ky dekretim nuk i shërben interesit publik dhe se, sipas tij, magjistratët nuk rrezikonin të mbeteshin pa paga. “Nuk më çudit lajmi që mora dje në seancë, nga goja e një deputeti të mazhorancës, që Presidenti kishte dhënë pëlqimin paraprak për...