Deklaroi votën kundër, e dredh Vullnet Sinaj: Do Votoj siç do Rama! Replikon Berisha: U shndërrove në eunuk
Deputeti socialist Vullnet Sinaj deklaroi se do të votojë pro reformës territoriale të Ramës që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre dhe të Selenicës, bashkisë së qytetarëve që e zgjodhën deputet. Në foltoren e Kuvendit pasi u përpoq të shfajësohej para qytetarëve të tij la të kuptojë se vendimi ishte politik dhe se ai nuk mund të dilte kundër. Në replikë kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se brenda 3 ditësh Sinaj u shndërrua në eunuk. 'Kur të nxorën kartonin e kuq për të shtruar big market në small market, edhe ti u palose' tha ai. Ndërkohë deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se Sinaj u bë ushtar partie Pjese nga debati ne Kuvend Vullnet Sinaj: Nuk I heq asnjë presje për Selenicën. Selenica nuk...
Burimi:
syri.net