“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot (9 shtator) për rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, duke i cilësuar ato si një “dëftesë të jashtëzakonshme” për vendin. Në një transmetim live në rrjetin social Facebook, Rama vlerësoi përmirësimin e ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në matematikë, shkencë dhe lexim, duke theksuar se Shqipëria tashmë renditet e para në rajon në disa prej këtyre fushave. Rama u shpreh se ky rezultat është një vlerësim jo vetëm për qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, por edhe për mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit. Reagimi i plotë i Edi Ramës: “Ka ditë që shkohet në punë si sot, me një kënaqësi shumë të madhe. Dje kemi marrë një dëftesë për të cilën kemi punuar shumë fort për një vit...