Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Administrative lidhur me rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke thene se “ka hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit”. Me anë të një postimi rrjetet sociale, kreu i qeverisë vë në pikëpyetje shpejtësinë me të cilën është marrë vendimi dhe duke e akuzuar gjykatën se ka ndërhyrë në një çështje që lidhet me përdorimin e fondeve të Buxhetit të Shtetit. Rama ironizon duke thënë se nëse i njëjti standard do të zbatohej për çdo qytetar apo institucion, shqiptarët do të ishin të gatshëm t’u falnin gjyqtarëve një pjesë të pagës. “Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për...