DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!
Partia Demokratike i kërkoi Partisë Socialiste të tërheqë nga rendi i ditës draftin për formulën e re të pagave të magjistratëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se duhet të vijojnë konsultimet me institucionet e drejtësisë, pasi, në të kundërt, sipas tij, ligji rrezikon të miratohet sërish në shkelje të Kushtetutës. “Sot në Kuvend është një çështje shumë e rëndësishme për magjistratët, e mbartur prej 7 vitesh. Ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese që mazhoranca juaj ka refuzuar t’i zbatojë, ose më saktë, i ka shkelur. Gjatë kohës kur ne diskutonim në komisione, na kanë ardhur opinionet e institucioneve të drejtësisë. Versioni juaj nuk është konsultuar. Jeni para përgjegjësisë për ta tërhequr sot, sepse rrezikojmë të shkelim Kushtetutën. Duhet të marrim kohën...
Burimi:
javanews.al