Debati për pagat e gjyqtarëve, Rama nxjerr shifrat: 2 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit

Debati për pagat e gjyqtarëve, Rama nxjerr shifrat: 2 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për pagat e magjistratëve, duke publikuar në platformën X të dhëna mbi nivelin aktual të pagave të gjyqtarëve dhe rritjen e kërkuar prej tyre. Sipas Ramës, paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është aktualisht 280% më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore. Ai pretendon gjithashtu se kjo pagë është rreth 60% më e lartë se ajo mesatare e gjyqtarëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa e konsideron më të lartë edhe krahasuar me pagat e gjyqtarëve në Kroaci, Bullgari dhe Serbi. Kryeministri argumenton se, nëse do të miratohej rritja e kërkuar, paga mesatare e gjyqtarëve shqiptarë do të kalonte nivelin e pagave të kolegëve në Greqi, Rumani dhe Slloveni. “Me rritjen...