Debati për buxhetin e BE/ Gjermania kërkon shkurtime prej qindra miliarda eurosh

Debati për buxhetin e BE/ Gjermania kërkon shkurtime prej qindra miliarda eurosh

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje të mërkurën për shkurtime prej qindra miliarda eurosh në buxhetin afatgjatë të propozuar nga Komisioni Europian, duke argumentuar se plani ishte i papërballueshëm në një kohë të kufizimit të shpenzimeve të brendshme. Evropa ka nevojë për "realizëm dhe reforma", tha të mërkurën kancelari gjerman Friedrich Merz, ndërsa këmbënguli përsëri për shkurtime në buxhetin e ardhshëm të BE-së.  Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian António Costa në Kancelari në Berlin, Merz tha se qindra miliarda euro duhet të kursehen nga projektbuxheti aktual për vitet 2028 deri më 2034. "Ne nuk do të jemi në gjendje t'i zgjidhim problemet e shekullit të 21-të me një buxhet të shekullit të 20-të", shtoi kancelari.  Komisioni Evropian po propozon rreth 1.76 trilion euro...