DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet
Për më shumë se 3 orë Komisioni i Ligjeve debatoi për projektligjin e hartuar nga demokratët për ndarjen e vendit në 100 bashki. Nënkryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi kërkoi që nisma e opozitës për hartën e re territoriale të shqyrtohet së bashku me nismën e Partisë Socialiste përsa kohë që janë dy projektligje për të njëjtën çështje. Por kjo kërkesë e PD parashikon që të nisë edhe njëherë procesi i konsultimit për 2 muaj e vetëm në fund të muajit nëntor parlamenti të votojë për hartën e re territoriale, duke e bërë të pamundur që ajo të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Një kërkesë kjo e papranueshme për PS. “Kemi ngutje sepse ne duam që nisma e deputetëve të PS të votohet brenda afateve...
Burimi:
javanews.al