Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke kërkuar tërheqjen urgjente të akteve normative që lidhen me protestat e studentëve. Blushi akuzoi qeverinë se po kërkon të vijojë ushtrimin e dhunës shtetërore, ndërsa kritikoi mazhorancën për përfshirjen e këtyre akteve në kalendarin parlamentar. “Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeaxhenda e këtij institucioni duhet të jenë kërkesat legjitime të studentëve”, deklaroi ai. Gjatë debatit, Blushi u përplas edhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilin e akuzoi se mbron interesat e klaneve kriminale. Ai deklaroi se qëndrimi i Ballës për Reformën Zgjedhore dëshmon, sipas tij, pamundësinë për të garantuar...
Burimi:
javanews.al