Debate dhe tensione në Berat për “Territorialen”/  Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe Egla Cenon: Qepeni gojën

Debate dhe tensione në Berat për “Territorialen”/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe Egla Cenon: Qepeni gojën

foto ilustrim: edi rama-egla ceno BERAT- Tensione dhe debate të forta kanë shoqëruar takimin e kryeministrit Edi Rama në Berat, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Mësohet se gjatë takimit të kreut të qeverisë me një përfaqësi qytetarësh, pjesë e së cilës ishte edhe aktorja Egla Ceno, situata është tensionuar për shkak të përplasjeve verbale, çka ka çuar në largimin e qytetarëve. Dëgjesa është zhvilluar në ambientet e brendshme të një hoteli në Berat dhe ka nisur me një prezantim nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Sipas burimeve, pas përfundimit të fjalës së Demos, banorët e Poliçanit janë ngritur për të diskutuar dhe për të ngritur shqetësimet e tyre. Por, në këtë moment, po sipas burimeve, ka reaguar kryeministri Rama duke iu drejtuar me...