“DEA OPEN AIR” sjell në Sarandë tri net me kinematografi shqiptare
Festivali i filmit “DEA OPEN AIR” vijon të promovojë kinematografinë shqiptare, krijimin e hapësirave të reja të shfaqjes dhe forcimin e marrëdhënieve mes autorëve, veprave dhe publikut. Në kuadër të kësaj nisme vjen dhe programi FOCUS CineKO, i cili nis sot në qytetin e Sarandës dhe që do të vijojë për tri net rresht. FOCUS CineKO sjell për publikun tri prodhime përfaqësuese të kinematografisë shqiptare të realizuar përtej kufijve të Shqipërisë. Programi synon të sjellë në vëmendje filma, autorë dhe përvoja artistike që, megjithëse krijohen në vende të ndryshme, i përkasin një hapësire të përbashkët gjuhësore dhe kulturore. “DEA OPEN AIR” vlerëson se, kinematografia shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në vende të tjera të rajonit ka krijuar gjatë viteve të fundit një profil...
Burimi:
kultplus.com