“De Standaard”: Marjana Koçeku, fytyra e revolucionit shqiptar, zëri politik i një brezi që kërkon ndryshim

“De Standaard”: Marjana Koçeku, fytyra e revolucionit shqiptar, zëri politik i një brezi që kërkon ndryshim

Gazeta prestigjioze belge “De Standaard” i ka kushtuar një intervistë dhe profil të zgjeruar deputetes së pavarur Marjana Koçeku, duke e cilësuar atë si “fytyra e revolucionit shqiptar” dhe një nga figurat e pakta politike që vazhdojnë të gëzojnë besueshmëri në Shqipëri.Në artikullin e publikuar më 26 tetor 2026, me autor gazetarin Jasper Abrahams, gazeta analizon protestat e vazhdueshme në Shqipëri, krizën e besimit ndaj elitës politike dhe rolin e deputetes 25-vjeçare në mbështetje të lëvizjes studentore.“Të rinjtë shqiptarë që protestojnë prej muajsh kundërshtojnë çdo formë hierarkie apo strukture partiake. Megjithatë, Marjana Koçeku është shndërruar pothuajse natyrshëm në zërin politik të një brezi”, shkruan De Standaard.Gazetari përshkruan se besimi ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe elitës politike shqiptare ka arritur nivelet më të ulëta, ndërsa emri...