De La Fuente: Topin e Artë e meriton një spanjoll, ata janë lojtarët më të mirë në botë
Gara për Topin e Artë po nxehet dhe debati mbi fituesit e mundshëm vazhdon. Prej javësh, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike: të dy janë shumë të spikatur dhe po kërkojnë mbështetje për të fituar çmimin prestigjioz individual. Megjithatë, lista e kandidatëve është e gjerë dhe përfshin emra të mëdhenj si Khvicha Kvaratskhelia, Fabian Ruiz, Rodri, Harry Kane dhe Ousmane Dembélé. Disa shpresojnë për një fitues spanjoll, siç është trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente. Ai nuk e ka fshehur dëshirën për ta parë një nga lojtarët e tij duke e fituar çmimin. Duke folur para ndeshjes kundër Kroacisë në stadiumin “Ramón Sánchez-Pizjuán” në Sevilje, trajneri spanjoll i vlerësoi kandidatët. “Ata janë lojtarët më të mirë...
Burimi:
telesport.al