De La Fuente: Fitore e madhe, kushdo që nuk e njeh vlerën e këtij ekipi do të ishte budalla

De La Fuente: Fitore e madhe, kushdo që nuk e njeh vlerën e këtij ekipi do të ishte budalla

13 Nëntor 2026 13:00 Telesport Me fitoren në Pragë kundër Republikës Çeke (2-0) të enjten në Nations League, Spanja përmirësoi rekordin e saj të ndeshjeve pa humbje (43). Pas ndeshjes, Luis de la Fuente u ndal te kjo performancë e jashtëzakonshme Kjo fitore, sipas trajnerit të kampionëve të botës, nuk duhet të zhvlerësohet në asnjë mënyrë. “Skuadra bëri një përpjekje të madhe dhe jemi të lumtur me fitoren”, deklaroi De La Fuente që kryeson grupin me pikë të plota. “Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre energjike dhe agresive. Në momente të caktuara, u desh një përpjekje e madhe për t’i mbajtur ata nën kontroll. Ndaj, i vlerësojmë shumë këto tri pikë”, tha trajneri i Spanjës. Kjo fitore ruajti ecurinë perfekte të Spanjës. Skuadra...