De Bruyne pranë largimit nga Napoli që në janar, belgu pranon: Gjithçka mund të ndodhë
PSV ëndërron një goditje të madhe: Kevin De Bruyne. Sipas raportimeve nga Holanda, klubi nga Eindhoveni e ka vënë në shënjestër mesfushorin e Napoli, ndoshta për ta sjellë që në muajin janar. Gazeta ‘De Telegraaf’ bën të ditur se kontaktet e para me rrethin e ngushtë të lojtarit kanë ndodhur tashmë, dhe ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një largimi gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. “U zgjova dhe gjeta shumë mesazhe. Sipas mendimit tim, kam luajtur mirë gjatë gjithë sezonit. Jam i lumtur që jam në formë të mirë dhe mund të luaj kaq shumë ndeshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë“, u shpreh De Bruyne. De Bruyne mbetet një lojtar tejet i rëndësishëm për Napoli dhe largimi i tij në janar...
Burimi:
telesport.al