“Dashtë Zoti të lirohen”/ Qytetari lutet për ish krerët e UÇK: Kanë mbrojtur popullin
Një tjetër qytetar në Prishtinë ka shprehur pritshmërinë e tij për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë. Në një prononcim për mediat, qytetari tha se katër ish-drejtuesit e UÇK-së, sipas tij, nuk kanë kryer krime, por kanë mbrojtur popullin e Kosovës gjatë luftës. Ai kritikoi kohëzgjatjen e procesit gjyqësor dhe u shpreh me shpresën që katër të akuzuarit të lirohen dhe të rikthehen pranë familjeve të tyre. “Dashtë Zoti të lirohen e të kthehen në familjet e veta dhe në shtetin për të cilin kanë rrezikuar jetën”, u shpreh ai.
Burimi:
ntv.al