“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Aleancës Atlantike në Bruksel, ku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi takimin si veçanërisht të rëndësishëm, duke vlerësuar qëndrimin e Ruttes për zhvillimet e dinamikat e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rama shkruan më tej se gjatë bashkëbisedimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu vlerësime për ecurinë dhe transformimin e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për përkushtimin e vendit në përmbushjen e të gjitha detyrimeve dhe standardeve të aleancës ushtarake. Sipas Ramës, fokusi i bisedimeve u ndal në ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen...