Danimarka përshpejton ndihmën prej 241 milionë eurosh për Ukrainën pas provokimit nga një fregatë ruse
Danimarka ka thënë se do të përshpejtojë një paketë ndihme ushtarake prej 241 milionë eurosh për Ukrainën, pasi një fregatë ruse qëlloi drejt një helikopteri ushtarak danez, në atë që Kopenhageni e dënoi si një “provokim të rëndë rus”. Incidenti ndodhi të hënën dhe e shtyu Danimarkën të thërriste ambasadorin rus lidhur me incidentin, ndërsa NATO e përshkroi atë si një “një tjetër veprim të papërgjegjshëm rus”. Shumica e fondeve do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara në Ukrainë, tha të premten Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, pasi Komiteti i Politikës së Jashtme i parlamentit mbështeti paketën. Ministri shtoi se incidenti me fregatën, i cili ndodhi në ujërat ndërkombëtare në jug të Danimarkës, ishte pjesë e një fushate më të...
Burimi:
syri.net