Dana White reagon pas sherrit masiv mes Nurmagomedov dhe Dvalishvili: Ai nuk është vend për të bërë marrëzira, tani janë të gjithë në burg
Vend i gabuar për të bërë marrëzira. Drejtori ekzekutiv i Ultimate Fighting Championship (UFC), Dana White, ka komentuar përleshjen e dhunshme në një hotel në Adu Dhabi pak ditë më parë, në të cilën u përfshinë ish-kampioni i peshës “bantamweight”, Merab Dvalishvili dhe kampioni i peshës së lehtë (lightweight) i organizatës Professional Fighters League (PFL), Usman Nurmagomedov. White u pyet për këtë incident të shëmtuar gjatë konferencës për shtyp para eventit UFC 334, të enjten në Nju Jork, dhe ai nuk i kurseu fjalët e ashpra. “Është absolutisht qesharake dhe budallallëk. Tani janë të gjithë në burg,” tha White. “Ai nuk është vend për të bërë marrëzira.” Incidenti ndodhi të mërkurën në hollin e hotelit “Yas Hilton”, në prag të eventit “Real American Freestyle” (RAF)...
Burimi:
telesport.al