Dalin përa Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje (EMRAT)

Dalin përa Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje (EMRAT)

pamje nga protesta e kaluar TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 12 nga 22 protestuesit e arrestuar gjatë protestave të dhunshme, të cilët dolën sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Për 12 protestuesit, Gjykata e vlerësoi arrestimin e ligjshëm, por ndaj tyre vendosi "detyrim paraqitje". Në "detyrim paraqitje" u lanë: Mario Shitka, Erti Zhilla, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Xhulio Meçani, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxh(e)çi, Arbër Elezi, Admirand Ballolli dhe Orked Shaqiri. Protestuesit u arrestuan pas akteve të dhunës gjatë protestave, të shoqëruara me sulme ndaj efektivëve të Policisë, institucioneve, bizneseve dhe bankave. Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja e manifestimeve të paligjshme”, “Prishja e qetësisë...