Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje
Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 12 nga 22 protestuesit të arrestuar në tubimet e mëparshme. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja e manifestimeve të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Kujtojmë se studentë e gjimnazistë nisën bojkotin mësimor që prej datës 13 tetor duke u grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar përmirësim të kushteve studentore. Kërkesa kryesore është ajo e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, pa asnjë negociatë. Së fundmi Rama ka prezantuar dhe masat e marra nga qeveria për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që parashikojnë dëmshpërblimin e bizneseve...
Burimi:
javanews.al