Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë nga aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Bardhyl”. Si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një mjeti të transportit publik, ky i fundit ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur një motor të parkuar. Sipas të dhënave nga terreni, shoferi i një makine që po lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me urbanin. Goditja e fuqishme ka bërë që autobusi i linjës të devijojë lëvizjen, duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën e një kalimtari, e cila ka shpëtuar mrekullisht në sekondat e fundit nga ngjarja.