Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike
Policia franceze dyshon se dalja e një treni nga shinat në Normandi ishte një akt sabotazhi. Një burim policor tha për France 24 se hetuesit francezë dyshojnë se sabotimi shkaktoi aksidentin, pasi një fragment shine u gjet në shina. Të paktën 44 persona u plagosën, përfshirë një vajzë 18-vjeçare, e cila është në gjendje kritike. Treni, i cili transportonte 186 pasagjerë, po udhëtonte midis qyteteve të Normandisë, Rouen dhe Caen, kur doli nga shinat rreth orës 19:45 të premten. Prokurori i Rouen tha se testet për drogë dhe alkool te makinisti i trenit kishin dalë negative. Hetimet tashmë janë të përqendruara te mundësia e një akti keqdashës, sipas France 24. Trafiku në linjë është pezulluar dhe energjia elektrike në shina është ndërprerë për të lejuar...
Burimi:
javanews.al