Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë
Regjistrimet audio të publikuara në mediat spanjolle zbulojnë bisedat mes drejtuesve të trenit dhe qendrës së kontrollit hekurudhor në minutat para aksidentit tragjik të trenave, ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Autoritetet po hetojnë shkaqet e katastrofës, e cila ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, kur një tren i shpejtësisë së lartë që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me një tren të ndalur. Tre regjistrime audio mes qendrës së kontrollit në Madrid dhe dy drejtuesve të trenit tregojnë se njërit prej trenave të shpejtësisë së lartë iu dha leje të vazhdonte lëvizjen, megjithëse rreth 25 kilometra më përpara ndodhej një tren tjetër që kishte ndaluar për shkak të një defekti. Publikimi i regjistrimeve vjen në kohën...
Burimi:
javanews.al