Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

Frrok Çupi në një intervistë në “NewsLine” në ABC News komentoi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale që më herët u prezantuan edhe nga kryeministri Edi Rama. Gjatë intervistës, Çupi tha se ndryshimet e reja në Kodin Penal do të sjellin efekte pozitive. Sipas tij, ndryshimet vendosin një raport më të drejtë mes personave nën hetim dhe parimit të prezumimit të pafajësisë. “Ajo që bën më shumë përshtypje është humanizmi i procesit gjyqësor dhe i ligjit. Po të shohim të gjitha këto që ndodhin paskemi jetuar në kohën e komunizmit. Domethënë u godit frika, dhe frika është shumë e rëndë në raportet me drejtësinë sidomos me prokurorët. Ushtrojnë paditurinë e tyre në fund të fundit. Në sensin e ligjit dhe gjykatës kemi të bëjmë me...