“Cristiano, pas Botërorit 2026, e kishte në mendje të mos kthehej më në kombëtare”

“Cristiano, pas Botërorit 2026, e kishte në mendje të mos kthehej më në kombëtare”

Nuno Luz shpjegoi në “Radio MARCA” prapaskenat e konfliktit që ka përfunduar duke vënë përballë Cristiano Ronaldon me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesús. Gazetari portugez rindërtoi mënyrën se si ndodhi përplasja dhe zbuloi bisedat që palët kishin zhvilluar më herët. Sipas Nunos, situata nuk i shërben askujt dhe, mbi të gjitha, nuk mund të kthehet në fundin e aventurës së CR7 me Portugalinë. “Ajo që ka ndodhur nuk është mirë. Lë një imazh…”, – shpjegoi ai, përpara se të zbulonte se kishte folur me presidentin e Federatës Portugeze: “Ai ishte shumë i zemëruar me këtë. Dhe kjo nuk mund të përfundojë kështu, sepse Cristiano ka një histori. Ai është historia jonë”. Nuno Luz zbuloi gjithashtu se Cristiano kishte menduar ta mbyllte aventurën me Portugalinë pas...